Durrës,shembja e 9-katëshit nesër Do bllokohet qarkullimi për 1 orë.

Policia e Durrësit bën me dije se ditën e nesërme, nga ora 14:00-15:00, në zonën e Shkëmbit të Kavajës do të jetë në mbështetje të INUK në shembjen e një objekti 9-katësh.
Për të garantuar një veprim të sigurt, përgjatë këtij orari do të ketë një bllokim të qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë. Për këtë arsye iu kërkojmë drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë aks përgjatë orareve të referuara.
Gjithashtu kërkojmë mirëkuptimin e bashkëpunimin e banorëve dhe bizneseve në afërsi të vendit ku do të kryhet shpërthimi për t’u distancuar sipas një perimetri sigurie që do të paracaktohet e bëhet me dije nga ana jonë.
Add new comment