Dënohen autorët që grabitën turistët dhe tentuan të përdhunojnë çeken.

Postuar në 30 Maj, 2014 02:41

Gjykata e Tiranës dënon me 5.4 vite burg tre personat që grabitën katër tursitët çekë në Dibër dhe tentuan të përdhunojnë njërën nga turistet. Rrahman Domi është dënuar me 2 vjet burg, Orient Hoxha 1.8 vite burg dhe i pandehuri tjetër Kadim Matana 1.8 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur turistët çek Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova. Më dt.29.07.2011 rreth orës 11:00 kanë mbërritur në luginën e malit të Korabit.

Aty kanë parë katër barinj dhe pikërisht të pandehurit Rrahman Domi, Orient Hoxha, Kadim Madana dhe shtetasin e mitur Xhevahir Ahmati me kope delesh dhe qentë e kopesë. Ky i fundit u ka kërkuar çokollata. Turistët çekë kanë refuzuar t’i japin pasi nuk kuptonin gjuhën se çfarë realisht i mituri po kërkonte. Pas kësaj ata janë ngritur, për t’u larguar, por janë sulmuar nga barinjtë. Mes tyre ka ndodhur një përleshje duke i marrë çantat, sendet personale dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Njëri prej çekëve, Jakub, ka mundur të largohet dhe në momentin që kishte sinjal në cellular ai ka telefonuar Ambasadën Çeke në Tiranë dhe i ka treguar konsullit të amabasadës në lidhje me dhe çfarë po ndodhte dhe i ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë edhe sipas porosive të marra është drejtuar për në drejtim të fshatit me të afërt për ndihmë.

Në fshat ka takuar një person i cili fliste anglisht. I kanë telefonuar policisë dhe brenda 30 minutash kanë ardhur forcat e policisë. Po ashtu në vendngjarje ka shkuar dhe një helikopter. Një polic e ka shoqëruar Jakub në helikopter dhe ai u ka treguar atyre vendin e ngjarjes. Por, ndërkohë në fshat kanë mbërritur Jan dhe Tereza. Kjo e fundit është tentuar të përdhunohet nga i pandehuri Rrahman Domi, por nuk është lejuar nga shtetësja çeke.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.