Sherri me Prengën, Strazimiri: "S'ka burrë të më shtrijë në tokë".

Postuar në 30 Maj, 2014 06:14

Dy ditë pas zënkës mes deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri dhe deputetit socialist Armando Prenga, Strazimiri është shprehur për herë të parë në foltoren e Parlamentit rreth incidentit.

“Nuk jam boksier, por nuk ka burrë që të më shtrijë në tokë”. Duke shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar me akuzat dhe denoncimet e opozitës, Strazimiri ka sqaruar se nuk frikësohet nga akte të tilla.

“Boksier nuk jam, por di të mbrohem mirë! Burrë që të më shtrijë në tokë mua apo ndonjërin prej kolegëve nuk ka lindur akoma, për më tepër të jetë këlysh shoqeje! Dhe këtë ta dini mirë”, ka deklaruar Strazimiri ndërkohë që binte në sy edhe syri ende i nxirë pas grushtave me Prengën.

Sipas tij të gjitha provokacionet dhe sjelljet rrugaçërore të mazhorancën bëhen me qëllimin e vetëm për t’i mbylluyr gojën.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.