Fier, Inspektorati i Punës bllokon guroren,dje humbi jetën një person.

Inspektorati i Punës ka bllokuar punimet në guroren e fshatit Vranishtë të Fierit. Kontrolli i Inspektoratit të Punës është kryer pasi një ditë më parë humbi jetën një person. Leonidha Balili, babai i dy fëmijëve humbi jetën ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në këtë gurore.
Vdekja e Balilit erdhi si pasojë e shkëputjes së një masivi dheu ndërsa Inspektorati i Punës ka inspektuar sot kantierin duke e bllokuar atë.
Kantieri i bllokuar i përket “DKS GROUP” me administrator Dhimitër Kapaj. Ky kantier ishte kontrolluar edhe më parë nga Inspektoratit i Punës duke ju lënë detyra për sigurimin teknik, të cilat nuk ishin zbatuar.
Sëbashku me grupin hetimor të ngritur nga policia dhe prokuroria është bashkangjitur edhe Inspektorati i Punës. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar sot nuk kishte asnjë punonjës në kantier. Inspektorati i Punës bën të ditur mbylljen e këtij kantieri, pas konstatimeve për shkelje të sigurisë teknike.
Add new comment