Ngritet flamuri serb në Tiranë, gjatë shenjtërimit të Katedrales ortodokse

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:14

Pranë Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë në ceremoninë e shenjtërimit të saj, janë parë edhe një grup të rinjsh serb të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.

Por nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.

Godina madhështore e Katedrales u rrethua me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryehej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.