INUK nis aksionin për prishjen e shtëpive pa leje, reagojnë banorët

Postuar në 02 Qershor, 2014 03:31

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje qytetin e Vlorës, aksion i cili do të përqëndrohet në zonën e Skelës si dhe përgjatë Ujit të Ftohtë.

Sipas INUK, do të prishen të gjitha banesat 1 katëshe, kioskat dhe lokalet të cilat janë pa leje në këtë zonë. Në këtë kuadër INUK pritet të prishë sot 13 objekte pa leje.

Megjithatë ky aksion i INUK për prishjen e këtyre objekteve ka ndeshur me reagimin e banorëve të cilët kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni. Sipas banorëve vendimi për prishjen e pronave të tyre, pasi siç theksojnë ata, objektet janë me dokumenata e pronësisë.

Aksioni i INUK për prishjen e objekteve pa leje është ndërmarrë në të gjithë vendin ku shpesh ka ndeshur edhe protesta nga ana e banorëve. Javën e kaluar INUK shembi me lëndë eksplozive një pallat 9-katësh pa leje në zonën e Golemit, duke shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale në zonën përreth.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.