Mat, dënohen me 8 vite burg 2 kryetarë komunash e 2 financierë.

Dy kryetarë komunash dhe dy financierë janë dënuar në total me 8 vite burg, të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Vendimi me 2 vite burg për Lutfi Cekën, kryetar i Komunës së Xibrit, 1 vit burg për Hamit Xhakrosën kryetar i komunës Rukaj, në Mat dhe për dy kryefinancierët e komunave, 3 vite për Gani Rukën dhe 2 vite për Hajredin Bardhin, janë dhënë nga gjykata e Matit.
Hetimi kishte të bënte me prokurime të zhvilluara pranë autoriteteve kontraktuese që u përkasin komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurre, Suç, Baz, Drejtorisë së Shendetit Publik Mat, Drejtorisë së Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz.
Vendimi i të hënës është vijim i një procesi tjetër, i cili u mbyll një javë më parë me dënimin e Mustafa Celami, kryetar i komunës Gurrë me dy vjet burg; po me dy vjet burg për Behar Metra, ish-nëndrejtor i spitalit të Burrelit dhe Etion Mani, ish-shef Finance në Drejtorinë e Shëndetësisë Mat, si edhe me 1 vit burg për Dritan Farricin, ish-shef finance në komunën Lis, Mat.
Add new comment