Vlorë,aksioni i INUK në ditën e dytë Ndërhyrja për zgjerim rruge.

Postuar në 03 Qershor, 2014 12:26

Aksioni i Inspektoratit Urbanistik Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Skelës në bregdetin e Vlorës ka hyrë në ditën e dytë.
Gjatë ditës sotme pritet të prishen pesë objekte, nga të cilat katër banesa dhe një lokal.

Aksioni gjatë ditës sotme nuk ka hasur në kundërshtinë e banorëve, ndërsa janë shkaktuar vonesa për shkak të problemeve që punonjësit e INUK-ut kanë patur me mjetet e tyre të punës.Prishja e këtyre objekteve përgjatë zonës së Ujit të Ftohtë vjen në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, punimet e të cilit do të fillojnë në shtator të këtij viti.

Ndërkohë mes objekteve që do prishen është një zyre postare, drejtuesit e së cilës pohojnë se gjatë punimeve për boshatisjen e saj janë grabitur kamerat e sigurisë së këtij objekti. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.