Fier, aksidentohet italiani përplasi motorin me një trajler.

Një shtetas italian është aksidentuar duke udhëtuar me motor, pasi është përplasur me një trajner. Italiani i aksidentuar është Aleksandro Luixhi Dilanxhio i cili po udhëtonte drejt Fierit me një grup motoçiklistësh.
Pikërisht në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, italiani Dilanxhio nga pakujdesia ka përplasur motorin në rrotën e pasme të një trajleri në krahun e shoferit duke humbur ekuilibrin dhe duke u rrëzuar.
Pas aksidentit italiani Dilanxhio është shtruar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Pas vizitës nga ana e mjekëve është konstatuar se ai ka marrë politrauma të shumta. Mjekët e spitalit të Fierit e kanë shtruar italiani Dilanxhio në repartin e reaminacionit.
Add new comment