Elbasan, kapet 35 vjeçari, goditi disa herë me thikë një 49 vjeçar.

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 35 vjeçari pasi ka tentuar të vrasë një 49 vjeçar duke e goditur disa herë me thikë.
Në pranga të policisë ka rënë Gazmir Bali, 35 vjeç lindur dhe banues në Belsh të Elbasanit, pasi ka goditur disa herë në trup me thikë Shpëtim Shabanin, 49 vjeç banues po në Belsh.
Si pasojë e goditjeve të marra, i plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, nga hetimet paraprake, bëhet e ditur se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive pronësie.
Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Elbasan, për procedim të mëtejshëm penal ndaj autorit të plagosjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Add new comment