Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, 2 të plagosur.

Postuar në 04 Qershor, 2014 12:59

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen dy personave është shënuar pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8.00, kur ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Podgorije, dhe më pas është përmbysur disa herë, mjeti me targa KO 0606 A, me drejtues mjeti G.H, rreth 40 vjeç, dhe pasagjere bashkëshortja e tij T.G, 35 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensive të bluzave të bardha.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.