Fier, ndërtimet pa leje në fshatin Darzezë, Driza: S’ka plan rregullues.

Postuar në 07 Qershor, 2014 11:03

Fshati Darzezë është një nga fshatrat turistike në rrethin e Fierit, në varësi të komunës Dermenas. Fshati i ndërtuar mes pishave dhe pranë detit, frekuentohet shumë nga plazhistët. Por ashtu si shumë fshatra të tjera turistike, edhe Darzeza, nuk i ka shpëtuar ndërtimeve pa leje, kjo edhe për shkak të kërkesave të turistëve për të qëndruar gjatë aty.
 
Nënkryetari i komunës së Dermenasit Bilbil Driza shprehet se fshati Darzezë, nuk ka asnjë plan rregullues, dhe se shumë ndërtime janë bërë nga banorët e fshatit pa marrë leje nga komuna Dermenas.
 
Ndërkohë banorët thonë se kanë bërë kërkesa në komunë për shtimin e banesave, por nuk janë lejuar.

Megjithatë shumë ndërtime në zonë janë lënë përgjysmë, pasi janë pezulluar punimet.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.