Teknologjia, zgjedhjet elektronike të parealizueshme.

Futja e teknologjisë në proceset zgjedhore kërkon amendamente në Kodin Zgjedhor. Për miratimin e sistemeve elektrike të numërimit të votave dhe të verifikimit të zgjedhësve nuk ka një pikë konkrete në Kodin Zgjedhor pasi në të janë theksuar vetëm pikat për zgjedhjet parlamentare 2013. Konkretisht në Kodin Zgjedhor përcaktohen pikat për mënyrën se si do të bëheshin zgjedhjet elektronike për vitin 2013, dhe jo për të gjithë procesin zgjedhor në tërësi, çka do të thotë se duhen një ndërhyrje në Kod.
Por për ta bërë këtë duhet konsensusi i të dyja palëve pasi amendamentet në Kodin Zgjedhor cilësohen nga ndërkombëtaret si tepër të rëndësishme dhe për këtë duhet konsensus ndërmjet palëve, ose në të kundër, zgjedhjet e vitit 2015 do të bëhen sërish manuale.
Add new comment