Ahmeti shoku i Ledion Marës të vrarë në 2009, i bëri këngë.

Postuar në 08 Qershor, 2014 04:22

Kleviol Ahmeti, njihet si shok i Ledion Marës të vrarë në 7 gusht 2009 në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Ahmeti, gjatë kësaj periudhë i ka kushtuar dhe një këngë të ndjerit Ledion Mara, e cila është hedhur në Youtube, “Kujtim për Ledion Marën”. Kjo nuk është kënga e vetme që Ahmeti i ka kushtuar Ledion Marës, pasi disa vite më parë ai ka publikuar në rjetet sociale dhe një këngë ku shante efektivët e Policisë së Shtetit që morën pjesë në arestimin e Dritan Dajtit, operacion ku veç katër policëve mbeti i vdekur dhe shoku i tij Ledion Mara.

Për vrasjen e këtij të fundit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka akuzuar të pandehurin Dritan Dajti, ndërkohë që ky i fundit gjatë seancave gjyqësore është shprehur se ai nuk ka qëlluar në drejtim të Marës, por efektivët e policisë që ndërhynë për të kryer arrestimin e Dajtit.

Mara së bashku me Ergest Xhoxhin, Dritan Dajtin dhe një person tjetër ndodheshin në të njëjtën makinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.