Makina ushtarake përplaset me dyqanin, humb jetën drejtuesi.

Postuar në 09 Qershor, 2014 02:55

Një makinë ushtrie është përplasur me një dyqan mëngjesin e sotëm në Krujë, dhe përpasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, ndërsa është plagosur edhe një kalimtar.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se viktima është ushtaraku Petrit Buçi, 38 vjeç.

Mësohet se automjeti ushtarak, i cili po transportonte municione, ishte nisur drejt Malësisë së Krujës, në Nojë, ndërsa humbi kontrollin duke u përplasur me dyqanin.

Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, Saba Lika, 50 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.