Tiranë, kapet hajduti i shtëpive, 20 vjedhje duke hapur dyer me karta.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar i cili akuzohet për një seri vjedhjesh banesash. Aleksandër Ndrelalaj ka rënë në pragat e policisë pas një operacioni policor të koduar "Kasketa". Sipas policisë ai “ka dorë” në vjedhjen e rreth 20 banesave.
44-vjeçari banues në Kamëz , është arrestuar pas një hetimit tre mujor, ndërsa ka qënë i dënuar më parë në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Ndrelalaj ka përdorur si mekanizëm, hapjen e dyerve të banesave me karta të ndryshme telefoni, ku këto vjedhje kryesisht i ka realizuar gjate orëve të vona të natës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një kompjuter lap-top i markës “Acher”, me aksesorët e tij, 5 copë karta telefonike, me të cilat realizonte hapjen e dyereve, 3 aparate telefonash celular të markave të ndryshme, një orë dore e markes “Viceroy”, ngjyrë e zezë, një xhup i zi.
Add new comment