Ndryshon kreu i Krimeve të Rënda të Tiranës, si dhe në 6 komisariate.

Vijojnë lëvizjet në postet drejtuese të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme, janë ndryshuar drejtuesit e Policisë Kriminale të Tiranës. Kështu Edvin Ndreu është emëruar Shef i Krimeve të Rënda për Tiranën, ndërsa Artur Shira është emëruar Shef i Antiterrorit në kryeqytet.
Po ashtu janë emëruar edhe drejtuesit e rinj të Krimeve të Rënda në 6 komisariate të kryeqytetit. Gentian Hila është emëruar në krye të Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.1, ndërsa Agim Hoxha është ka kaluar shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.2
Në krye të Krimeve të Rënda të Komisariatit nr 3 është vendosur Blendi Jaho, ndërsa në të njëjtin pozicion në Komisariatin nr.4 është emëruar Ndriçim Mesiti. Po ashtu drejtues në krye të Krimeve ë Rënda të Komisariateve nr 5 dhe 6 janë emëruar përkatësisht Loard Sallaku dhe Emiljano Pashai.
Pjesë e lëvizjeve në polici është edhe kalimi i Shefit të Aseteve Kriminale në krye të nënseksionit në Komisariatin nr.4
Javën e kaluar 4 ish-drejtues policie u liruan nga detyra si pjesë e ndryshimeve që po bëhen në policinë e shtetit mes të cilëve edhe Tonin Vocaj, Astrit Halili, Arjan Bozhaj dhe Nikolin Bala.
Add new comment