Territorialja, banorët e Memaliajit protestojnë: Jo pjesë e Tepelenës.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:20

Banorët e Memaliajit duket se nuk e kanë pritur mirë ndarjen e re administrative që parashikohet në reformën territoriale. Ata kanë protestuar kundër kësaj ndarjeje, e cila e bashkon Memaliajin me Tepelenën. Qyteti i minatorëve siç quhet ndryshe Memaliaj, humbet statusin e bashkisë duke u varur plotësisht nga Tepelena, ashtu si para viteve ’90. Kjo mesa duket, ka vënë në lëvizje, grupime intelektualësh të qytetit me 8 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar rishikimin e projektit të ndarjes së re territoriale, ku Memaliaj, shndërrohet në një aneks të Tepelenës.
 
Sipas ish-kreut të Këshillit Bashkiak të Memaliajit Gëzim Shehaj, komisioni i reformës nuk ka marrë në konsideratë propozimet e vetë grupeve të interesit.
 
Sipas organizatorëve, protesta do të përshkallëzohet në forma të tjera deri në ekstreme, nëse kërkesat e tyre, nuk merren parasysh nga ana e Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.