Motorçikleta përplaset me shtyllën vdes 30 vjeçari, plagoset rëndë nipi.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:21

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hoten në komunën e Bushatit në Shkodër. Përplasja e motorçikletës me shtyllën e energjisë elektrike ka rezultuar fatale për 30 vjeçarin Ndoj Pjetri që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12 vjeçar është plagosur rëndë.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 30 vjeçari ka qenë duke drejtuar motorçikletën ndërsa nipi i tij ka qënë pasagjer, por si pasojë e humbjes së kontrollit motorçikleta është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike.
 
Për 30 vjeçarin Pjetri përplasja ka rezultuar fatale i cili ka humbur jetën menjëherë pavarësisht se banorët e zonës kanë tentuar t'i vijnë në ndihmë, ndërsa nipi i tij 12 vjeçar ka marrë plagë në kokë.
 
I mituri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, i cili mësohet se ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Sipas mjekëve ai ka marrë goditje në kokëm, megjithatë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga hetimet paraprake të ekspertëve të rrugores, dyshohet se humbja e kontrollit apo ndonjë defekt i mundshëm i motorçikletës mund të ketë qenë shkak i aksidentit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.