Mirditë, burri vret me çifte gruan e plagos mbesën, nga pakujdesia.

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:35

Një ngjarje thuajse e pazakontë…por mëse tragjike ka ndodhur në Mirditë. Mëngjesin e kësaj të premteje 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur… dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit të 40-vjeçares.

Teksa pastronte armën e gjahut plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën e tij, çka nuk është përballuar dot prej tij.

52-vjeçari Ndue Bisaku pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Vrasja ndodhi në fshatin Konaj në komunën Fan.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.