Greqi, rrihet barbarisht shqiptari dyshohet se i kanë marrë 4000 Euro.

Postuar në 13 Qershor, 2014 08:44

Gjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës.

38- vjeçari u transportua nga Kakavija  me një ambulancë të Gjirokastrës drejt qytetit e Fierit dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Dyshohet se shqiptari nga Fieri është grabitur e më pas është rrahur, ku autorët mendohet se i kanë marrë rreth 4000 Euro.

Të paktën kështu deklaron bashkëshortja e 38-vjeçarit, e cila thotë se burri i saj kishte me vete shumën e lartpërmendur. Ajo kërkon nga autoritetet që çështja të zbardhet sa më shpejt. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.