Kapet me arsenal armësh polici mbështeste grupet kriminale.

Postuar në 13 Qershor, 2014 15:21

Një punonjës policie në qytetin e Laçit është arrestuar nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi  dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.
 
SHKB ka arrestuar në flagrancë inspektorin Ramazan Guri, 45 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Laç.  Gjatë kontrollit  në banesën e punonjësit të policisë,  në Mamuras, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan:  1 automatik model 56, 7 pushkë automatike, 2 çifte pa leje, 2 pako eksploziv i tipit tritol; ndezës të unifikuar, fitil zjarrpërcjellës,  8 granata dore,  3500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
 
Në cilësine e provave materiale u gjetën edhe pjesë këmbimi automjetesh të vjedhura nga pika e bllokimit të mjeteve në Komisariatin e Policisë Laç.
 
Ndaj punonjesit të policisë, SHKB ka nisur proçedimin, pasi ai dyshohej se po grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimi, e po ashtu dyshohet si mbështetes i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.