Xhaxhai i 21-vjeçares: Irisin e kanë hedhur, ajo nuk vuante nga depresioni

Postuar në 14 Qershor, 2014 03:14

Pak ditë pas ngjarjes tragjike, ku një vajzë e re gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 17-të i një ndërtese në zonën e ish-bllokut, një prej të afërmve të saj flet për “vrasje”.

“Vajza jonë nuk ishte tip që mund të mendonte vetëvrasjen. Dyshojmë që e kanë hedhur. Hetimet të shkojnë deri në fund”. Xhaxhai i studentes Iris Belba, e cila mesditën e 10 qershorit humbi jetën pasi u hodh nga lartësia e Sky Tower- it në Tiranë, hedh poshtë dyshimet e deritanishme për vetëvrasje të 21-vjeçares.

Kujtim Belba ka dëshmuar se edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga vdekja e mbesës, askush nuk ka marrë kontakt me familjen e ty re për të zbardhur ngjarjen. Familjarët kërkojnë të zbardhet ngjarja, duke qenë të bindur se bija e ty re nuk do ta merrte kurrë një hap të tillë.

“Ajo ishte një vajzë e mbushur me energji pozitive dhe përherë ishte natyrë optimiste. Nuk e gjunjëzonin provimet atë kurrë. S’e kishte problem fare. Shkollën e kishte marrë aq lehtë sepse ajo mësonte. Madje ajo këtë vit ishte në vitin e fundit për ekonomik dhe duke qenë se i pëlqente sfidat dhe ishte kërkuese për atë që do të bëhej nesër, kishte filluar edhe Juridikun. Dhe ishte shumë mirë në të dy ja degët që ndiqte” thotë ai për “Panoramën”.

“Depresion? Jo, asnjëherë nuk ka pasur depresion. E kuptoni që nëse do të kishte shenja të tilla ne do ta mjekonim, sepse i kishim të gjitha mundësitë që ta trajtonim vajzën, por ajo nuk ka pasur probleme të tilla kurrë.”

http://www.panorama.com.al/2014/06/14/xhahxi-i-iris-belbes-n...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.