Fier, treni me pasagjerë përplas për vdekje një 61-vjeçare.

Postuar në 14 Qershor, 2014 16:26

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i pasagjereve të linjës Tiranë-Vlorë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në fshatin e quajtur Çipllak të komunës Libofshë në Fier.
 
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Ike Gjojdeshi, e cila ishte duke kaluar shinat në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia. Kjo e fundit ka nisur edhe hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares.

Treni do qëndrojë i ndaluar në këtë zonë deri në përfundimin e ekspertizës dhe marrjen në pyetje të makinistit nga ana e policisë dhe më pas do vijojë rrugën për të dërguar pasagjerët në destinacion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.