32-vjeçari qëllon me thikë gruan, kujdesej për të në spital.

Postuar në 15 Qershor, 2014 04:33

Një 32-vjeçar i cili ishte shtruar dhe kurohej në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e cila kishte ardhur nga Fieri të kujdesej për të. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa bashkëshortja fatmirësisht ka pësuar dëmtime dhe prerje sipërfaqësore duke mos rrezikuar jetën.
 
Erion Caushaj e kishte goditut atë me thikën me të cilën ajo i qëronte mollët. Ai ishte shtruar prej disa ditësh për frakturë në këmbë, ndërsa sipas policisë shkak për ngjarjen ka qenë një grindje banale çastit. Policia ka arrestuar në pavionin e traumës Caushajn, ndërsa bashkëshortja pas ndërhyrjes së parë mjekësore ndodhet plotësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.