Korçë, breshëri dëmton të mbjellat Fermerët: Humbëm prodhimet.

Postuar në 15 Qershor, 2014 10:44

Një breshër i pazakontë që ka përfshirë ditët e fundit juglindjen e vendit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat në shumë fshatra të qarkut të Korçës. Sipërfaqe të tëra të kultivuara me produkte nga më të ndryshmet kanë pësuar dëmtime duke bërë që shumë familje fermerë të humbasin gjithçka që do të merrnin nga puna e tyre e një viti.
 
Në fshatin Koritë të komunës Vreshtas breshëri i regjistruar përgjatë dy ditëve të fundit ka shkatërruar thuajse totalisht të mbjellat.
 
Sipas të dhënave të para, qindra familje në qarkun e Korçës do të përballen me probleme të mëdha pas dëmtimeve të kulturave të tyre bujqësore nga breshëri.
 
Aktualisht komuna Vreshtas ka ngritur grupe pune në terren për verifikimin e dëmeve të cilat janë të konsiderueshme

Breshëri i pazakontë ka përfshirë edhe shumë fshatra të komunave Mollaj, Pojan, ndërsa nga drejtoria e bujqësisë pritet që të nisin verifikimet në terren për përcaktimin e dëmeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.