Aksioni në Lazarat, Braçe: Krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia.

Postuar në 16 Qershor, 2014 03:45

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar përmes rrjetit social Facebook mbi aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat. 

“Mbështetje pa fund për çdo polic të Shtetit që është në operacion tani në Lazarat!! Mbështetje qytetare e politike për ministrin e Brendshëm e për drejtorin e Policisë së Shtetit që është në krye të operacionit!!”, shkruan Braçe në Facebook. 

Deputeti i PS-së thotë se krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia. 

“Fund krimit të drogës në qendrën më të madhe të tij, në Lazarat!! Thirrje çdo banori të distancohet nga grosistët e droges!!” shkruan Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.