Statusi i kandidatit, Cannon: Britania nuk ka vendosur ende.

Ambasadori Britanisë së madhe në Tiranë, Nicholas Cannon ka deklaruar nga Fieri se vendi i tij ende nuk ka një vendim “pro” ose “kundër” dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.
“Kisha një telefonatë me Londrën por ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për dhënien ose jo të statusi Shqipërisë ndërsa çështja po diskutohet duke marrë parasysh rregullat strikte te Bashkimit Europian”, ka thënë Cannon.
Pyetjes se përse Londra është në mëdyshje për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë dhe nëse është frika e skeptikeve, ai i është përgjigjur se problem janë një pjesë e shqiptarëve që kanë hyrë në Britani kanë krijuar disa elemente dhe organizata te krimit të organizuar dhe e trafikimit.
Britania e madhë është një nga 5 vendet skeptike për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.
Add new comment