ILDKP kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për 5 drejtues vendorë.

Postuar në 17 Qershor, 2014 12:50

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paraqitur ditën e djeshme pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale ndaj 4 krerë komunash dhe një kryetari bashkie.  
 
Kallëzimi penal nga ana e ILDKP-së për 5 deklaruesit e pasurisë, është bërë pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të Kodit Penal.
 
 
Persona ndaj të cilëve ILDKP ka dorëzuar kallëzim penal janë:
Petro Doda, Kryetar i Komunës Kaçinar në Qarkun Lezhë
Ahmet Dede, Kryetar i Komunës Ujmisht në Qarkun Kukës
Pajtim Gllava, Kryetar i Komunës, Ruzhdije në Qarkun Fier
Agron Demushi, Kryetar i Bashkisë Bajram Curri
Gëzim Meshaj, Kryetar i Komunës Lekbibaj në Qarkun Kukës
 
 
Në njoftimin e ILDKP thuhet se Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave përkatëse në përputhje me kërkesat e ligjit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.