Deputetët e PS kthejnë ligjet e ministrave, duan rishikim të FA-së.

Postuar në 18 Qershor, 2014 03:22

Deputetët e mazhorancës rrëzojnë ligjet e qeverisë në Kuvend. Në dy nga komisionet më të rëndësishme, ai i Ligjeve dhe i Sigurisë, dy draftet që ishin dërguar për shqyrtim morën vërejtjet nga ana e deputetëve të cilët nuk i votuan më pas duke shtyrë seancën. Kësisoj urdhri i dhënë nga kryeministri Rama se projektligjet me probleme të kthehen mbrapsht nga ana e deputetëve është zbatuar.

Në komisionin e Ligjeve, deputetët Armando Subashi, Ermonela Felaj si edhe vetë kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, shprehën rezervat e tyre ndaj projektligjit për Kodin Doganor. Por kritikat e bëra nga Xhafaj ishin edhe më të rënda, pasi theksoi se përfaqësuesit e ekzekutivit vetëm kanë përkthyer një ligj dhe nuk e kanë përpunuar duke shtuar se nëpërmjet kësaj rritet mundësia për të shtuar edhe më shumë korrupsionin në dogana. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.