Gate Mahmutaj sillet në Tiranë, sot tek Krimet e Rënda.

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:39

Pa zhurmë, as sirena policie, por vetëm me një furgon dhe dy makina “Shevrolet” të Policisë së Shtetit, Razip Mahmutaj i njohur si Gate, së bashku me Emiljano Alikon dhe Matjaz Boçin, kanë mbërritur në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dy makinat e policisë janë nisur nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës rreth orës 11:30 minuta të paradites së djeshme dhe pa asnjë ndalim kanë mbërritur në Tiranë. Por jehona e ardhjes së Gates në kryeqytet kishte mbërritur para tij.

Dhjetëra gazetarë dhe kamera, e jo vetëm, por edhe qytetarë e kanë pritur personazhin më të famshëm të këtyre ditëve. Rreth orës 15:20 minuta automjet e policisë kanë mbërritur në ambientet e Policisë së Tiranës pa bujë, por sigurisht që pritej nga media që ishte stacionuar brenda ambienteve të drejtorisë së policisë.

Ata janë futur në ambientet e policisë dhe mësohet se, janë vënë në qeli të ndara nga njëri-tjetri. Razip (Gate) Mahmutaj së bashku me Emiljano Alikon dhe Matjaz Boçin, do të dalin ditën e sotme për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.