Skrapar, Rama: Prurjet turistike të zonës dhe ekonomia do rriten.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:36

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar vizitën e tij në Skrapar, ku teksa ka vlerësuar bukuritë e zonës, është shprehur se qeveria synon të shtojë prurjet e turistëve, duke sjellë siç thekson edhe kryeministri Rama një rritje të fortë ekonomike.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama ka ndarë me ndjekësit edhe 2 foto, në Urën e Kasabashit, një vepër e shekullit të 17, ku shihet i shoqëruar me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili është edhe mikëpritësi i tij gjatë kësaj vizite. 

"Ne fund te vizites ne SK Ura e Kasabashit shek17.Me planet tona prurja turistike e zones dhe ekonomia do rriten fort." shkruan Rama në Twitter.

Kryeministrin Edi rama ka zgjedhur një fundjavë ndryshe, larg zhurmës së kryeqytetit. Ditën e djeshme kryeministri Rama ndau me ndjekësit e rrjeteve sociale, momente nga rafting i tij në kanionet e Skraparit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.