Korçë, ambasadorja Moro: Franca mbështet Shqipërinë për statusin.

Postuar në 22 Qershor, 2014 13:26

“Franca mbështet Shqipërinë”. Kjo ka qenë deklarata e ambasadores franceze Christine Moro nga qyteti i Korçës, duke folur për vendimin që do të merret nga Këshilli i Ministrave të Evropës për dhënien ose jo të statusit kandidat për në BE.

Sipas saj vendimi për mbështetjen e Shqipërisë është kolektiv dhe do të merret nga Këshilli Evropian, duke theksuar se Shqipëria po shkon drejt statusit.
 
Moro nuk ka lënë pa përmendur as aksionin e fundit të policisë në Lazarat duke e cilësuar atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm.

Ambasadosja franceze në Shqipëri, duke folur më tej për operacionin e Lazaratit shtoi se ky veprim duhet të shtrihet edhe në zona të tjera.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.