Ekzekutimi i Zizës, shpallen në kërkim burrat e familjes Çenga

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:53

Vrasja e Saimir Zizës ka bërë që Policia e Tiranës të shpallë në kërkim të gjithë burrat e familjes Çenga. Këta personat dyshohet se janë pjesëmarrës në krimin e ndodhur mbrëmjen e së premtes (20 qershor 2014). Policia e Tiranës ka bërë të ditur dje se, në kërkim janë shpallur: Kudret Çenga, 43 vjeç, Shaban Çenga, 45 vjeç, Ylli Çenga, 40 vjeç, Suri Çenga, 35 vjec, Muhamet Çenga, 36 vjeç, të gjithë banues në Dibër dhe Elton Çenga, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë sqaruar se: “Këta persona në orën 22:25 të së premtes në rrugën “5-Maji” në Tiranë dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Sajmir Ziza, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i cili ka marrë plagë të rënda duke gjetur vdekjen më pas në spital”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.