Pranga 2 lazaratasve për kultivim kanabisi, në 10 ditë digjen 48 ton

Postuar në 24 Qershor, 2014 05:45

Policia e Shtetit vazhdon në ditën e dhjetë operacionin masiv në Lazarat ku në orët e para të kësaj të marte janë arrestuar në flagrancë Maridion Selimi 25 vjeç me 720 kg hashash si dhe Lutfi Trako me një sasi prej 100 kg hashash.

Veç lëndës narkotike këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe një sasi municionesh, ndërsa në total deri më tani numri i të arrestuarve arrin në 24 persona.

Po ashtu, policia bënë me dije se prej orëve të para të mëngjesit ka mundur të sekuestrojë 1.5 ton hashash si dhe në brendësi të një tuneli të sekuestrojë një sasi ende të papërcaktuar të boçeve të bimës narkotike.

Ndërkaq në ditën e 10 të kontrolleve, polcia ka mundur të azgjesojë deri në këto momente 47.5 ton kanabis, 8 pako heroinë, 1.3 kg lëndë narkotike cokollatë si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Veç drogës gjatë kontrolleve është bërë e mundur dhe sekuestrimi i 5 laboratorëve të përpunimit të narkotikëve, 3 të përpunimit të vajit të hashashit si dhe 2 inkubatorë me 27 llamma ngrohje.

Përsa i përket çarmatimit të Lazaratit, policia ka mundur të mbledhë deri tani 236 automatikë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundraajëror si dhe 15 mitraloz 12.7, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatahedhës.

Ndërsa një ditë më parë blutë gjatë kontrolleve në terren mundën të gjejnë dhe një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të fshehura në një bunkier në pjesën malore të fshatit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.