Operacion antidrogë edhe në qarkun e Durrësit asgjësohen 2300 rrënjë

2300 rrënjë bimë narkotike që janë zbuluar në 19 parcela të ndryshme në qarkun e Durrësit janë asgjësuar ditën e sotme nga policia.
Bimët narkotike janë gjetur të mbjellura në zonat narkotike Asgjësimi i parcelave me kanabis në fshatrat pranë Fushë Krujës dhe Shijakut.
Në fshatin Verjon të Komunës Nikel në Krujë janë gjetur 13 parcela me kanabis. Në fshatin Zgerdhesh të Krujës 3 parcela me kanabis, ndërsa në fshatin Kuraten të Ishmit janë gjetur 3 parcela me kanabis.
Sipas policisë kanabisi ishte pranë fazës së pjekjes kishte arritur lartësinë 30-40 cm. Policia tashmë ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimës narkotike.
Add new comment