Gjykatësit lenë seancat gjyqësore, shkojnë e japin mësim

Plot 883 ankesa kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga qytetarët kundër veprimeve dhe vendimeve të gjyqtarëve. Shifra është vetëm për vitin 2013, ndërkohë që nga verifikimi i 246 ankesave është vendosur që t’i propozohet ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për fillimin e 18 procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve. Në Raportin Vjetor të publikuar nga KLD, tregohet se një numër i këtyre ankesave prej 637 rastesh, janë arkivuar për shkak të mos paraqitjes së tyre brenda afatit kohor.
Ndërkohë që nga verifikimi i ankesave janë konsatuar 177 raste me shkelje të gjyqtarëve të cilët kryesisht kanë thyer etikën profesionale gjatë gjykimit të dosjeve penale dhe civile si dhe shkelje të rënda në vendimmarrje. Sipas raportit vjetor të Këshillit të Lartë të Drejtësisë problem mbetet dhe mësimdhënia e gjyqtarëve në universitete, gjë e cila në shumë raste ka sjellë zvaritjen e gjyqeve. Vetëm në 2013, kanë rezultuar se 17 gjyqtarë kanë dhënë mësim në universitete pa marrë lejën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Add new comment