Transparency International: Shqipëria gjithnjë e më e korruptuar

Gazetat e Prishtinës flasin vazhdimisht për korrupsionin, dhe me të drejtë pasi mbeten vendi më i korruptuar në Europë. Të paktën, sipas të dhënave të organizatës globale të shoqërisë civile Transparency International. Sipas së njëjtës organizatë, Shqipëria është në vend të dytë, dhe kështu kreun e tabelës së klasifikimit e kemi zënë ne shqiptarët.
Sipas TIA-s, filialit shqiptar të kësaj organizate, në Shqipëri janë bërë hapa prapa në krahasim me vitin 2010. Kemi përfunduar në vendin e 95 në botë, 8 vende më poshtë në indeksin e transparencës, ose 8 vende më lart në indeksin e korrupsionit.
Ca vite më parë, kur Berisha ishte në opozitë, gjëmonte e bubullinte kundër qeverive, dhe këtë e bënte mbi bazën e të dhënave të kësaj organizate jo qeveritare. Ç’do të thotë tani? Ka rrezik ta nxjerrë TIA-n si vegël të opozitës. Në mos, s’ka për të thënë asgjë. Do ta injorojë si ngjarje.
Re.Pu.
Comments
Duhet te jete gabuar TIA.
<p>Duhet te jete gabuar TIA. Nuk ka prova qe potikanet shqiptar tane jane te korruptuar.</p><p>Pasurite, asetet dhe burimet e te ardhurave te politikaneve te gjitha keto jane te monitoruara, kontrolluara dhe verifikuar nga Institucionet e specializuara. Keshtu pasurite e politikaneve te cilitdo krahu jane kontrolluar se pari , nga Instituti i Larte i Deklarimit te Pasurive, se dyti Prokuroria e Pergjithshme, Drejtoria e Pastrimit te parave, se treti Kontrolli i Larte i Shtetit . Te gjitha keto jane Institucione te pavarura dhe te specializuara. Nga keto verifikime ka rezultuar se te gjithe politikanet shqiptar te majte apo te djathte, jetojne me djersen e ballit, " nga te ardhura te ligjshme" nuk kane abuzuar me pushtetitin, madje ka shume prej tyre qe jane futur dhe ne borxhe. Nuk egziston asnje dokument qe te provoje qe politikanet tane kane pranuar rryshfet , apo kane kryer akte korrupsioni.</p><p>Ne keto kushte me duket e rende qe TIA te akuzoje Shqiperine per korrupsion. Me teer gjasa ka qe qytetaret e thjeshte te jene ata qe i kane rene ne qafe pushtetit </p>
Add new comment