Deri në ç’masë janë të trukuara të dhënat mbi ekonominë e financat?

Në të përditshmen shqiptarja.com jepej një tabelë, nga e cila del ecuria faktike e ekonomisë dhe e financave shqiptare në harkun e 5 viteve të fundit dhe ecuria e pritshme në tre vitet e ardhshme. Në fakt, nuk është një tabelë. Do duhej të ishte një, por nuk është një. Janë tri tabela të ndryshme të përpiluara me të dhëna të marra nga qeveria. Me fjalë të tjera, vetë qeveria ka bërë njëherë tabelën e parë, pastaj ka bërë të dytën duke ndryshuar ca shifra, e pastaj ka hartuar një tabelë të tretë duke bërë ca ndryshime të fundit. Është shumë e çuditshme, pasi shifrat janë shifra e aritmetika është aritmetikë, por qeveria i ka ndryshuar ato si ka dashur. Të dhënat e fundit të kopsitura nga qeveria janë të datës 2 nëntor 2011, e prandaj mendja ta thotë se kjo duhet marrë për bazë.
Çfarë rezulton? Rezulton që rritja ekonomike në përqindje ndaj GDP-së për vitet 2007, 2008, 2009, 2010 e 2011 ka qenë respektivisht 5.9%, 7.5%, 3.3%, 3.8% dhe 5%. Dhe këtu është hera e një vëzhgimi, që nuk i ka shpëtuar gazetarit Genc kondi të shqiptares.com. Ju kujtohet që në vitin 2008 kryeministri ynë, me ok-in e Bankës së Shtetit, të Institutit të statistikave e të Ministrisë së Financave, ka folur për një rritje dyshifrore të ekonomisë së vendit, dmth për një rritje mbi 10%? Ka gënjyer haptazi. Rritja ka qenë 7,5%. Lind pyetja? Pse duhet besuar dhe kjo shifër e fundit, përderisa na ka gënjyer njëherë e përderisa brenda vitit 2011 i ka ndryshuar dy herë të dhënat për të bërë tri tabela mbi performancën e ekonomisë? Deri ku vallë shkon trukimi i gjendjes së ekonomisë sonë?
Re.Pu.
Add new comment