Sabri Godo, një zi e pjesëshme kombëtare

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 05:28

Të dielën, Qeveria Shqiptare shpalli 2 orë zi në nder të shkrimtarit dhe politikanit Sabri Godo, i ndarë nga jeta 2 ditë më parë në moshën 82 vjeçare. Në homazhe morën pjesë ambasadorët më të famshëm të vendit, Arvizu, Sequi, Wolfharth, sikurse edhe njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Kryeministri Berisha me të shoqen, Presidenti i Republikës, ish-Presidenti Mejdani, kryetari i BDI së Maqedonisë, Ali Ahmeti, kryetarë partish, deputetë e politikanë. Binte në sy mungesa e z. Edi Rama, që aktualisht gjendet për një vizitë në Maqedoni.

Pavarësisht se zija kombëtare ishte bërë zyrtare më parë, shumë subjekte nuk e konsideruan taksative atë, dhe një nga këto është dhe Federata Kombëtare e Futbollit, e cila lejoi të luheshin gjatë orarit të zisë ndeshjet Kamza-Teuta, Apolonia-Pogradeci, Laçi-Kastrioti, ndryshe nga dita e zisë e Dy ditëve më parë për Leka Zogun kur u anulluan të tëra ndeshjet. Ndoshta, Federata ka menduar që zija ishte e kufizuar vetëm në Tiranë përderisa e vetmja ndeshje e anuluar ishte ajo Dinamo-Flamurtari. Gjithashtu, mungesë respekti ndaj zisë zyrtare u vu re edhe në programacionin e televizioneve të vogla.

K.C.

Comments

Submitted by alda (not verified) on

<p><strong>Sabri Godo ishte njeri i jashtzakonshem meriton admirim per urtesine qe e karakterizonte dhe per fushen e madhe te dijes qe zoteronte.Lum ai qe ndjek rrugen e tij.</strong></p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.