Rama i Shkupit mendjehapur; Rama i Prishtinës plot komplekse

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 11:46

Edi Rama ka folur me një gjuhë prej fajkoi në Shkup, ku ka shkuar të bëjë një rrugë e dy punë, të promovojë librin dhe të bëjë një rikonjicion të botës shqiptare në Maqedoni (gjë që e bëri dhe në Kosovë). I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e të rinjve shqiptarë për “krimin e vizatimit në vende publike të hartave me ngjyrim etno-centrik”, ai u shpreh se “të arrestosh dikë vetëm pse ka vizatuar harta në mënyrë paqësore pa demonstruar dhunë është e pakuptimtë”. Intervistën e ka dhënë për televizionin Alsat M, dhe tonet kanë qenë jo fort diplomatike. Por I pari isocialistëve shqiptarë është kapur mirë pas brutalitetit skandaloz të demonstruar nga autoritetet e institucionet maqedonase. “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartën e botës dhe të shkruajë mbi atë hartë shprehjen ‘kjo është republika ime’; Dhe çfarë do të bëjmë? Ta dërgojmë në Hagë dhe ta akuzojmë për krime kundër gjithë botës? Çfarë janë këta barbarë primitivë, kjo është e patolerueshme”, ka thënë Rama.

Në Shkup ai ka folur nga pozitat e një politikani mendjehapur, gjë që është në kontradiktë, megjithatë, me Ramën e Prishtinës, ku e pamë të bënte çmos të mbrohej kotmëkot prej akuzës ‘filogrek”, dhe ta hidhte gjithë alarm topin e filogreqizmit në fushën e Berishës.

M.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.