Ministres italiane nuk i bën goja të thotë fjalën ‘sakrificë; dhe ia kris të qarit

Ajo që ndodhi dje në konferencën për shtypin të kryeministrit italian Mario Monti dhe të ministres së Punës e të Asistencës Sociale, Elsa Fornero, tingëlloi si një mise-en-scène e stilit hollywood-ian e kopsitur qysh më parë. Por afërmendsh, asgjë s’ka qenë e kopsitur. Përkundrazi, gjëja ishte e një natyraliteti goditës: “Ministrja Fornero, rreth të pesëdhjetave, ekonomiste e njohur në botën akademike e universitare italiane, merr fjalën për të shpjeguar reformën e pensioneve; fillon të flasë me një ton të qetë, neutral, të ftohtë, tamam teknokrate, mirëpo kur vjen puna që duhet të shqiptojë fjalën ‘sakrificë’, ajo ndalet, merr frymë, papritur e kap ngashërimi, bën grimasën e dikujt që është gati t’ia plasë të qarit, duket sikur i mban lotët, por jo ngashërimin, bllokohet, dhe boss-i i saj që është aty pranë, në të majtë, fillimisht kapet në gafil, pastaj ftillohet, u thotë gazetarëve që fjala që donte të thosh është ‘sakrificë’, dhe pasi i kërkon leje vartëses së vet e pasi merr miratimin prej saj me tundje kryesh, zë të shpjegojë çfarë ministrja s’mundi ta shpjegojë, dmth sakrificat e mëdha që do t’u duhet të bëjnë gjithë italianëve. Ministrja u ndje disi e lehtësuar. Kushedi ç’ka menduar në ato momente. Ndoshta ka pyetur veten: Pse duhet ta kem unë për hise këtë mandatë për italianët? Pse jo ata që e kanë për zanat këtë punë, dmth politikanët?
Reagimet në shtypin Italian kanë qenë nga më të ndryshmet. Por më i bukuri erdhi në formën e një sondazhi: Ju kapi ngashërimi dhe juve, apo përkundrazi, ju kapi irritimi prej kësaj skene?
M.N.
Comments
Ajo ministria Italiane te

Ajo ministria Italiane te pakten derdhi lot qofshin keto edhe "krkodili" po tek ne dhe kur hyjne e kur dalin tek "krokodili" vetem qeshin si 'guinplen' dhe po se desh harruam; na radhisin fitore dhe numuroine ato te munguarat po te mos ishte pengese "opozita e famshme"--- moj kasolle ku na mblodhe.!

Ah sa të lehtë do ta kishte

Ah sa të lehtë do ta kishte këtë situatë Ritkë Bodja i Rakickës i cili do i këpuste një të qeshur e do ia adresonte opozitës fajin për sakrificat që duhet të bëjë Populli.

A e patë se me sa gëzim ky Ritka u tha pensionistëve se "Për vit të ri nuk do të merrni gjë nga Qeveria por juve keni për të blerë, me paret tuaja, nga një gjel më të madh se vitet e tjera..." dhe u shkul së qeshuri sa i vajti goja deri te veshët këtij veshgjati të Qeverisë së Gangsterëve.

Dy porta ka jeta; Heret ne

Dy porta ka jeta; Heret ne te gdhire ne te paren hyn, ben nje shetitje, dhe ne mbremje ne te dyten del, nis nostalgjine...

Add new comment