Kryeministri i Bullgarisë, votohet si futbollisti i vitit!

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 04:05

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka kërkuar anulimin e një sondazhi që e nxjerr atë futbollistin më të mirë të këtij viti në Bullgari. 52-vjeçari Borisov - lojtar aktiv me Vitosha Bistritsa, një ekip modest i ligës së 5-të bullgare - është votuar nga 44% e tifozëve duke lënë pas edhe futbollistin bullgar të Manchester United-it, Dimitar Berbatov.

Që Kryeministrat përdorin çdo mjet për të qenë popullorë, kjo është mëse normale. Dikush në futboll, e dikush në not... Është nuhatja politike që duhet t'u tregojë se në ç’moment ata nuk janë më sportivë, por thjesht objekt barcaletash.

Borisov ka kërkuar të mos i jepet ky titull, dhe tifozët të mos e votojnë. “Kjo është një votë proteste që do të na tregojë se futbolli në Bullgari është në një gjendje mediokre e duhet reformuar,” shprehet kryeministri në përgjigjen e tij për sondazhin që e nxirrte atë në vendin e parë dhe mesfushorin e Përfaqësueses së Bullgarisë dhe kapitenin e Aston Villas, Stiliyan Petrov, në vendin e pestë.

Nuk mund të jesh më i miri në futboll nëse luan me kategorinë e 5-të, sikurse nuk mund të vësh rekorde në not në një vend me 3 milionë banorë e me vetëm 1 pishinë noti.

K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.