Në Fletoren Zyrtare mungojnë 112 VKM

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 11:13

Tashmë veshi i shqiptarëve është mësuar mjaft me deklaratat e kryeministrit apo anëtarëve të tjerë të qeverisë, sa herë dalin nëpër media, se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike, ndërkohë që vendet e tjera janë zhytur në krizë. Deklarata të tilla i kemi dëgjuar nganjëherë edhe prej të huajve dhe ne shqiptarët jemi ca të ndjeshëm ndaj fjalës së këtyre të fundit. Ose e thënë më qartë, priremi t’u besojmë më shumë se ç’duhet. Deklarata më e fortë ka qenë ajo e Steve Forbes-it gati një vit më parë, i cili tha se “Berisha duhej të klonohej që të shpëtonte edhe vendet e tjera nga kriza”.

Çdo njeri i arsyeshëm, duke parë edhe gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi, ngre dyshimet e tij mbi këto deklarata të të huajve. Një shkrim i botuar sot në faqen Shqiptarja.com i shton këto dyshime. Sipas artikullit, publikut i janë fshehur 112 Vendime të Këshillit të Ministrave të marra gjatë vitit të kaluar, kur qeveria ka miratuar rreth 1081 VKM. Llogaritë e bëra të shpien drejt shumës prej një milion dollarësh, të cilat Berisha i ka harxhuar vetëm për të kuruar imazhin. Ndërkaq, qindra mijëra dollarë janë shpenzuar në lobimin për anëtarsimin në NATO, për marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, si dhe për mitingjet, antimitingjet apo koncertet e organizuara nga qeveria.

M. Lela

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.