Hans-Joachim Lanksch saktëson qëndrimin dhe bën mea culpa

Në librin Kohë e Pamjaftueshme të Helena Kadaresë, thuhet mes të tjerash, se “nga njerëzit e shquar të diasporës ishin deklaratat miratuese [lidhur me ikjen e Kadaresë nga Shqipëria në vitin 1990] të shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga Munihu i Gjermanisë dhe të personalitetit tjetër, Sami Repishti, nga Nju-Jorku”. Përkthyesi Hans-Joachim Lanksch shkruan, pasi e ka lexuar librin, se “Nji deklaratë e tillë e Martin Camajt nuk ekziston. Martin Camaj kurrë nuk asht shprehë publikisht, as me shkrim dhe as me gojë, kjoftë miratues kjoftë mosmiratues, për Ismail Kadarenë apo për arratisjen e Ismail Kadaresë nga Shqipnija.”
Ky i fundit ka bërë një tërheqje nga deklarata e bërë. Në një sqarim për Shekullin ai e saktëson situatën në fjalë. Sjell të zbardhur një bisedë televizive, ku del se Camaj ka folur, në fakt, për arratinë e Kadaresë në Paris. Në këtë pikë “u gabova”, thotë Hans-Joachim Lanksch. “Zonja Kadare, më vjen keq dhe ju kërkoj ndjesë.” Është një mea culpa e qartë.
Megjithatë, ai thotë se vazhdon të mendojë që fjalët e Camajt “nuk mund të interpretohen si miratimi i nji akti madhështor politik apo i nji shkundjeje të domosdoshme”, e në këtë kuptim nuk ka se ç’t’u heqë fjalëve të veta.
Re.Pu.
Comments
Lanksch eshte teper naiv nese
<p>Lanksch eshte teper naiv nese beson se Kadare kishte nevoje per miratimin e Camajt. </p>
Add new comment