Dy përqind e shqiptarëve emigrojnë çdo vit!

Kjo është shifra që raporton Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Europian. Sipas një studimi të para një viti shqiptarët tashmë janë grupi i tretë më i madh në BE, duke lënë pas marokenët e turqit. Në bazë të shifrave, rreth 2% e shqiptarëve lënë vendin e tyre vit për vit. Nga këta, 467 mijë janë në Itali, ku dhe përbëjnë 11% të popullsisë së të huajve në këtë vend.
Ndërkohë që duke iu referuar Ministrisë italiane të Punës, vitin që vjen Italia ka në plan të ndërpresë kuotat e emigracionit të ligjshëm për shkak të krizës që po kalon vendi, ndër to edhe për 5200 shqiptarë që çdo vit kishin të drejtën të punësoheshin në Itali. Sot Italia ka të paktën 280 mijë emigrantë të papunë.
Më shumë se dëshirë e shqiptarëve për të ikur, është mos-dëshirë e shqiptarëve për të ndenjur në një vend që nuk u ofron asgjë. Por me krizën evropiane, kthimet e emigrantëve pritet të jenë më të shpeshta. Konkurenca dhe tregu i punës në Shqipëri, të ndërtuara mbi baza njohjesh, miqësish diplomash të dyshimta e ryshfetesh, janë pengesa kryesore e ri-integrimit të tyre.
K.C.
Comments
Dy përqind e shqiptarëve
<p> </p><h1 property="dc:title">Dy përqind e shqiptarëve emigrojnë çdo vit!</h1><p>Pyetje: Per sa vjet emigrojne te gjithe shqiptaret?!?</p>
2 % e te gjithe Qytetareve te
<p>2 % e te gjithe Qytetareve te Republikes se Shqiperise(rreth 82000 ne vit) , 2% e Qytetareve te cilet aktualisht jetojne ne Shqiperi (rreth 42000), apo 2% e te gjithe qytetareve qe kane Kombesi Shqiptare(megjithese s'ma do mendja se Eurostati zakonisht punon me NenShtetesi dhe jo Kombesi)?</p>
Add new comment