Gjermania po shtyp në fshehtësi Markat!!??

Publikisht Euro duhet ruajtur me çdo kusht. Dhe 'dicktat'-i gjerman parashikon marrjen e masave sanksionuese ndaj shteteve të papërgjegjëshme që kanë çuar gati drejt shprishjes Bashkimin Evropian, sepse në kokën e Angel Merkel-it, vetëm gjermanët mund ta ruajnë Euron. Por ndërsa Gjermania përgatitet për t’i dhënë rrugë fazës së re fiskale të BE-së, nga Zvicra vinë zëra se Frau Angela ka edhe një plan B, në rast se kriza e euroborxhit do të prekë Francën e Gjermaninë, ekonomitë më të forta të kontinentit.
Sipas gazetës Affari Italiani, ky plan B është rikthimi tek monedha e vjetër, marka, dhe aq pranë mund të jetë ky opsion saqë në fshehtësi maksimale kanë filluar të shtypin bankënota të reja të markës gjermane në dy tipografi zvicerane pranë Tiçinos. Nëse ky lajm është i vërtetë, tregjet financiare do të kalonin një periudhë paniku të panjohur më parë. Kjo, përveç të tjerash, do t’i japë fund formalisht nismës ekonomike “Shqipëria 1 Euro”, për t’i lënë vendin një nisme shumë dimensionale: “Shqipëria 1.5 marka”, Shqipëria “10 mijë lireta”, “Shqipëria 4500 dhrahmi”, etj.
N.S.
Comments
Natyrish.
<p>Natyrish.</p>
Add new comment