Përrallë me Princeshë dhe Enver

Në një intervistë për Panoramën Skënder Zogu, kushëriri i Leka Zogut, hedh dritë mbi oborrin mbretëror shqiptar në mërgim. Është e vështirë të lexosh të vërtetën e pastër mes rreshtave të veshur me pasionin, afërsinë dhe ndjeshmërinë e atij që e ka kaluar jetën në këtë oborr, por z. Skënder Zogu mohon katërcipërisht thashethemet në lidhje me një aferë të supozuar mes Enver Hoxhës dhe princeshës Maxhide. “Princeshat e urrenin Enver Hoxhën si figurë me të njëjtën forcë si vëllai i tyre. Jo lidhje, por as kontakt nuk kanë patur, sepse nuk kishte gjë që nuk mësonte mbreti Zog.”
Pa ndonjë vlerë reale historike, e vërteta mbi këtë thashethem, megjithatë, do të ndihmonte për të kuptuar edhe pak më shumë për anën e panjohur të Enver Hoxhës, njeriut që e ndikoi aq shumë mbi shoqërinë shqiptare derisa dhe ta devijonte zhvillimin e saj.
Princeshat Myzejen, Ruhije dhe Maxhide nuk u martuan kurrë. Njësoj si monarkisë, as atyre nuk u doli fati.
N.C.
Comments
Do i kete shkerdhyer Enveri
<p>Do i kete shkerdhyer Enveri keto "princeshat",ndaj dhe sdeshen me te martohen se e deshen ta provojne me te Envarit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Kam lexuar ne shtypin
<p>Kam lexuar ne shtypin amerikan te para luftes per viziten e motrave te Mbretit ne Amerike. Dinjtoze, te bukura, te mencura dhe ne faqet e para te shtypit te madh. Eshte fatkeqesi e turp qe kujtimi i tyre perflitet ne cfaredo menyre. Ndoshta nje mbreteri me e gjate do te kishte qene me mire se nje diktature e Enveriste dhe me pas Saliniste.</p>
Sikur Zogu te kishte zbutur
<p>Sikur Zogu te kishte zbutur pabarazite ekonomike e sociale qe ne vitet 20 dhe te kishte investuar masivisht per arsimimin e popullsise, nuk do te krijoheshin kushtet per marrjen e pushtetit nga komunistet pas luftes. Natyrisht, Zogu nuk kishte si t'i bente keto reforma sepse perfaqesonte interesat e familjeve feudale dhe te italianeve me vone. Keto reforma mund t'i kishte bere vetem nje qeveri e mbeshtetur nga klasa e mesme (nepunesit, mesuesit, tregtaret), por, per fatin tone te keq, kjo klase e humbi perfundimisht pushtetin ne dhjetor ne 24-s.</p>
Add new comment