Gjermanishtja, gjuhë e dytë - ose vazhdimi i përpjekjes për “t’u integruar medoemos”

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 08:51

Dje, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, deklaroi se gjermanishtja do të jetë gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet e Republikës të Shqipërisë; madje ai e konsideroi këtë si një ndër prioritetet e Ministrisë. Tafaj nënvizoi mundësinë aktuale të realizimit të këtij projekti, pasi “kemi mjaft mësues të gjuhës gjermane, kemi tri departamente të shkëlqyera të gjermanistikës në Universitetin e Tiranës, të Shkodrës dhe të Elbasanit”.

Përzgjedhja e gjuhës gjermane (dhe jo e asaj italiane apo franceze) mund të lidhet me gjermanofilinë e ministrit, por mund të jetë edhe një reagim vizionar, duke parë fuqinë ekonomike dhe politike të Gjermanisë. Hamendësimi i dytë gjithsesi është i dyshimtë, pasi në vendin tonë nuk kemi shumë precedentë për hartimin e politikave vizionare. Politikat, në pjesën dërrmuese të tyre, janë “këtu-për-këtu e tani-për-tani”, ose “se na kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe ata i dinë më mirë këto punë”.

Do të ishte me vend megjithatë, që Ministria të ndërmerrte ndonjë masë për mësimin dhe njohjen e gjuhës shqipe. Siç vërehet rëndom – dhe për këtë nuk nevojitet ndonjë studim apo matje shkencore – limitimi i mundësive të formulimit të mendimit në gjuhën shqipe reflektohet kudo: në media, në auditore (nga studentë e nga pedagogë), në përkthime etj. 

Integrimi për hir të integrimit duket se është parimi udhëheqës në çdo sektor të qeverisjes së vendit, pak rëndësi ka nëse korrespondon apo jo gjëkundi në realitet apo nëse realiteti shtron probleme më urgjente dhe më pak luksoze.

J.M.

Comments

Submitted by antropomorfi (not verified) on

<p>Autori i ketij komenti ka te drejte! Madje ai e verteton me vete shqipen e tij &quot;limitimin e mundesive te formulimit te mendimit ne gjuhen shqipe&quot;. E ketu&nbsp;e ka fjalen&nbsp;doemos&nbsp;qofte per shqipen e vet, qofte edhe per mendimit e&nbsp;vet&nbsp;tejet &quot;te limituar&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.