Daul e Frattini, si ‘berishianë llogoresh’

Francezi Joseph Daul thotë: “Miku im Berisha, ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor”. Të nesërmen i mban iso italiani Franco Frattini: “Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Rama, që fatkeqësisht punon kundër Shqipërisë.”
Këto janë dy deklarata të dy konservatorëve të njohur të Parlamentit Europian. Duken si të dehur. Kësaj i thonë të zbresësh në nivele të papërfytyrueshme të komunikimit politik. Ndoshta janë penduar që të dy? I pari ka treguar ca shenja pendese në një diskutim në rrjetet sociale. Por asëll-asëll nuk dihet nëse ka dashur të evitojë një agresion online nga shqiptarët e zemëruar, apo ngaqë është bërë i vetëdijshëm që rrezikoi të shndërronte forumin e partive popullore europiane në një estradë. Edhe nëpër studiot e televizioneve të Tiranës qëllon rrallë të zbritet në këto nivele.
Do deputetë të PE-së (konservatorë si Daul) janë ndjerë aq ligsht prej asaj situate në Marsejë të Francës, sa kanë bërë një mea culpa në Tiranë.
E.G.
Comments
Per usta te ketij
<p> Per usta te ketij marifeti, nuk ka qen qe i ha shkopin Berishes. U mpak Pack-u dhe i dha daullen Daul-it e curlen Fratinit. Tallava politike shqiptare ne sofren europiane. Fiks para ndrimit te viteve, si epilog i "gerrmerr-eve vip".</p>
Hej shoku harrove te
<p> Hej shoku harrove te permendesh dhe dashamiresin e Shqiperise Bostinarun ne listen tende me emra</p>
Add new comment